Aktualitet

Paloka i përgjigjet Ramës: Të kesh dy..., që një ta mbash një ta çash

Shkruar nga Liberale
Paloka i përgjigjet Ramës: Të kesh dy..., që një ta

Nënrkyetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagon pas ironisë së kryeministrit Edi Rama me opozitën lidhur me eurobondin.

Paloka shkruan në “Facebook” se pikërisht ata që e çuan ekonominë shqiptare në humnerë dalin e flasin kundër specialistëve të ekonomisë në PD.

“Paska dale mesuesi i vizatimit, ne krah me nje mesues anglishteje dhe nje shitese sufllaqesh (pikerisht ata qe e kane cuar ekonomine shqiptare ne humnere sepse e vetmja gje qe dijne te bejne eshte te vjedhin) dhe paska bere “ironi” me specialistet e ekonomise te PD …!!! Si eshte ajo shprehja : “Te kesh dy …, qe nje ta mbash e nje ta çashe…””, shkruan Paloka.

Ndërsa Rama duke ironizuar ish-deputeten e PD-së Jorida Tabaku, tha se "balonat tabakë ishin më bindëse se balonat tahuke, kur s’kishim bisht nuk fluturonim dot. Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet që në radhë të parë na shikon si vend të besueshëm në raport me institucionet financiare dhe në radhë të dytë na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit e investimit. Është një bazë që konsolidon planin tonë kombëtar Shqipëria 2030." /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH