Aktualitet

Paloka-Bashës: Gabim i madh njerëzor që barazove Berishën me Ramën

Shkruar nga Liberale
Paloka-Bashës: Gabim i madh njerëzor që barazove Berishën me

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend, i cili etiketoi si “trekëndësh të Bermudës”, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka thotë se Basha me këtë deklaratë bëri një gabim të madh politik, duke barazuar Sali Berishën me Edi Ramën.

“Ky është gabim i madh zoti Basha! Gabim i madh politik e njerëzor! Sado mllef të të jetë mbledhur këto kohë nga një situatë që në fakt vete e krijove, nuk mund t'i lejosh vetes të vendosësh kurrë e në asnjë rrethanë, shenjë barazimi mes Sali Berishës dhe Edvin Ramës! Të paktën jo duke përfaqësuar demokratët!”, shkruan Paloka.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH