Nga Ermal Mulosmani
Në ditët e tij të fundit të fushatës së tij elektorale, presidenti Donald Trump e ka portretizuar veten si riparues problemesh për një vend të mbushur me inflacion, krim dhe emigracion.
Sllogani mu duk mjaft i gjetur. Ato katër fjalë ishin të thjeshta, konkrete, shpresëdhënëse, dhe mbi të gjitha: Të ardhura nga një Autoritet Superior. Njerëzit ishin të frustruar ndaj ndjesisë së sofistikimit dhe përbashkësisë liberale që fliste në emër të tyre dhe pastaj bënte çfarë i donte qejfi. Liberalët nuk kanë fuqinë bindëse në një shoqëri që gjithmonë e më shumë e ka humbur besimin tek politika e tyre.
**
Megjithatë, liberalët e kishin parashikuar me kohë ardhjen e një momenti të tillë. Zërat e repsektuar të tyre kanë paralajmëruar krizën e madhe të sistemit liberal ngërçin mes politikave liberale dhe votuesve.
Ja sesi e përshkruan bullgari Ivan Krastev këtë ngërç:
“Votuesit mund të ndryshojnë Qeveritë por për ta po bëhet gjithnjë e më e pamundur për të ndryshuar politikat ekonomike”.
Njerëzit duken të zënë në kurth. Pushteti varet prej tyre por edhe nuk pyet për ta. Ky është një cinizëm, një lloj mundimi pa shpagim, dukej si tallje. Pafuqia e njerëzve për të ndikuar politikat ekonomike sjell indiferencën dhe akumulimin e mllefit.
Krastev e ka përshkruar kështu figurativisht ndjesinë e pafuqisësë njerëzve në kohën tonë në krahasim me atë të së shkuarës:
“Në vitin 1968 ndjesia e përgjithshme ishte se në botën që povjen ti mund të q.je kë të doje. Në vitin 2008 ndjesia është se gjithkush dhe gjithçka-njerëz dhe institucione mund të të q..në ty.”
Ivan Krastev, "I besojmë mosbesimit"
Një tjetër batutë që përmend Krastev por që shpreh më së mirifrustrimin popullor ndaj zghejdhjeve është një parullë e pashlyerdiku në një ndërtesë në Sofie- Bullgari:
“Nëse zgjedhjet do të zgjidhnin gjë atëherë do të ishin ndaluar”
Qytetarët mund të mos kenë kualifikimin e duhur për të bërëzgjidhjen më të mirë të mundshme por ndjesia e pafuqisë së tyre çon pashmangshmërisht në akumulimin e mllefit. Ata bëhehn emocionalë dhe as nuk duan të dëgjojnë arsye. Faza e autoironisë dhe humorit të zi të viteve 2010 gradualisht erdhi duke u shndërruar në një dëshirë popullore për shpagim. Toka ishte pjellore për të mbjellë farën e kundërliberalëve. Armiku i shpallur popullor është hiç më pak sesa kryeideologu i Shoqërisësë Hapur, predikuesi i lëvizjes së lirë, Xhorxh Soros.
Përkundër konstatimit të problemeve, liberalët nuk bënë asgjë për t’i rregulluar ato. Ata jetonin në një botë tjetër, ideale, ku sundonte teknokracia jo populizmi. Elitat liberale i përçmonin populistët. Ata (populli) ishin emocionalë, të pasofistikuar, të drejtpërdrejtë, manipulues, gati gati hipnotizues. Ja sesi i përshkruan një tjetër ideolog liberal Benjamin Arditi raportet mes populistëve dhe liberalëve.
“Populizmi i ngjan një të ftuari të dehur në darkë, ai nuk respekton mënyrën e të sjellurit në tryezë, është i paedukatë dhe madje, mund të nisë të flirtojë me gratë e të ftuarve. Por në tënjëjtën kohë ai mund të jetë duke na përplasur në fytyrë tëvërtetën se demokracia liberale PO HARRON PARIMIN MBI TË CILIN ËSHTË THEMELUAR, ATË TË SOVRANITETIT POPULLOR.”
“Me mendtë e popullit nuk shkoj as në ËC . Ata janë injorantë tëpashkolluar” – thotë Paridi një liberal i zgjuar, njohës i mirë i politikës. Ndoshta me të drejtë. Ai është ilustrimi i një prej atyre zotërinjve elitarë të ftuar në darkën e Benjamin Arditit. Bota ideale për të është ajo që përshkruan Jan Ëerner Milleri:
“Teoricienët e demokracisë janë të preokupuar për gjallërimin e asaj që ata e konsidetrojnë teknokraci liberale, që do të thotëqeverisje liberale me një ekip ekspertësh që në mënyrë tëndërgjegjshme nuk u përgjigjet dëshirave të qytetarëve tëzakonshëm.”
Bash këtu është burimi i mllefit të kundërshatrëve tëliberalizmit, te arroganca përbuzëse e zotërinjve liberalë. Këtë e përshkruan mjaft bukur studiuesi holandez Cas Mudde: “Përgjigje joliberale demokratike ndaj një liberalizmi jo demokratik”.
Ky është thelbi. Njerëzit e mllefosur nga pafuqia e tyre për ndryshim, nga cinizmi mospërfillës i udhëheqësve liberalë, vendosën të bëhen vetë cinikë: Do zgjedhin një tjetër. Gjithçka liberale është e urryer. Lëvizja e lirë duhet ndaluar, emigrantët janë armiq, të margjinalizuarit gjithashtu, LGBT ta shpif, mashkulli i fortë ka lezet. Është e tëra një shpërthim mllefi. Tezat e barazisë shpallen të neveritshme, familja me burrë tëfortë me B të madhe predikohet, krimi do një dorë të fortë, këta as të q... as të lëshojnë.
Donald Trump është pasoja e kësaj situate. Njerëzit dolën dhe i përbuzën përbuzësit e tyre. Nuk ka rëndësi asfare se ata mund tëjenë vuajtësit më të mëdhenj të pasojave. Boll t’i shohin mospërfillësit e tyre një herë të pafuqishëm.
Liberalët donin të ndërronin rendin natyror të gjërave, tëmbronin të voglin, të pazotin, të margjinalizuarin duke ndërtuar një rend tjetër, atë të një bote siç duhet të jetë. Njerëzit u përpoqën, u indoktrinuan, u vetësugjesgtionuan. Gati-gati u nënshtruan. Derisa në fund u lodhën dhe shpërthyen. Sepse liberalët e tepruan. Si komunistët dikur me “njeriun e ri socialist” edhe këta u përpoqën të sjellin “njeriun e ri kapitalist”. Me të njëjtin sukses në dështim.
Teza “Trump will fix it” ishte bash e duhura për të kanalizuar tërbimin popullor ndaj revanshizmit liberal kundër demokracisë. Populli ndjen nevojën e një personi autoritar që nuk ështëhipokrit, një iliberal. “Trump will fix it” është ai çka dëshironte të dëgjonte, një përfaësues i vërtetë i sovranit. Çdo shqetësim popullor gjen shpagim te “Trump will fix it”. Edhe nëse nuk e rregullon, ky është ndryshe. Ky është Komandanti, ky është Legjenda, këtij i falen. Ky është ndryshe nga Ata. Kaq mjafton.
Kohët kanë ardhur për njerëz të fortë, popujt kanë shfaqurinstiktin e tyre natyror për të qenë të urdhëruar. Kjo jo vetëm në USA por edhe në Evropë. Putin, Erdogan, Vuçiç, Orban. Edhe Austria, Gjermania kanë shfaqur tendenca të forta. Edhe politika do t’i nënshtrohet tendencave ciklike. Si çdo gjë në universin njerëzor. Liberaldemokracia e ka humbur shkëlqimin dhe duhet të presë kohë të tjera për tu rikthyer. Uroj që deri atëherë të mos kemi pasoja të parikuperueshme.