* Nga FEDERICO RAMPINI
Një fill i kuq bashkon votën e Francës dhe rizgjedhjen e mundëshme të Donald Trump-it. Dy liberaldemokracitë mëtë lashta të Perëndimit rrotullohen në dy kriza paralele. Pothuaj dyzet vite më parë paralajmërimi I trampizmit ndodhte jo rastësisht në rrethnajën pariziane. Viti ishte 1986. Isha korrespondent nga Parizi kur president ishte François Miterrand, një vigan i së majtës evropiane, së paku si shtat kulturor.
Megjithatë nën sytë e tij ndodhte diçka që askush nuk e kuptoi atëherë në udhëheqjen e partisë socialiste franceze. Vitet Tetëdhjetë panë sukseset e para të Ballit Kombëtar, n’atë kohë i drejtuar nga babai i Marine Le Pen, Jean Marie. Ai arriti të bënte të zgjidhej në Ishullin e Francës, një departament që përfshin qytetin e Parizit. Filloi nëkëtë periudhë një zhvendosje e klasës puntore. Rrethnaja pariziane që kishte qenë komuniste prej një përjetësie, filloi të votojë djathtas. Dhjetëvjeçarë më parë se kjo dukuri tëbëhej e fuqishme në të gjithë Perëndimin, kishte ndodhur aty dhe arsyeja ishte njëra: imigracioni.
E majta mitterrandiane nuk mund të kuptonte sepse ishte vendosur mirë në lagjet shik të kryeqytetit (si Bregu i Majtë), ku imigrantët janë vetëm të dobishëm: drejtojnëmetronë, mbledhin plehërat, shërbejnë në restorantet, vijnë e pastrojnë shtëpitë, ndërmjet gjërave të tjera. Ndërsa në rrethnajë, ku jetojnë puntorët metalmekanikë tëRenosë, algjerianë, marokinë e tunizianë ishin komshijtë e shtëpisë në sheshpushimin përballë. Bijtë e tyre ishin të rinjtëqë trajtonin vajzat e bardha si plaçkë seksuale. Herë herëishin shpërndarësit e drogës së lagjes. Ndonjëherë këta djem “beur” (brezi i dytë me origjinë arabe) ndiznin automobilët; por jo BMW e Mercedes të lagjeve të pasura. Vërshonte qëatëherë një ligjësim “nga e majta” i agresivitetit në emër të gabimeve të kolonializmit për t’u ndrequr; edhe se puntorët francezë nuk kishin patur asnjë dobi, ishin ata të paracaktuarit e afruar të zemërimit e duhej t’a pësonin duke heshtur, në emër të “fajeve të të bardhëve”. Hapeshin xhami të reja dhe medrese fondamentaliste tëpaguara nga vajgurdollarët sauditë. Policia, e efektëshme nëzonat shik të lagjeve pesë, gjashtë e shtatë, në rrethnajat rrezikonte sa më pak të mundëshme, duke i u lënë të tjerëve kontrollin e territorit.
Drejtuesit e së majtës tërheqëse, nga Mitterrani tek ministri Kulturës Xhek Lang, përuronin vepra të çmueshme në qendër, si Louvri i Madh dhe Muzeu d’Orsay. Puntorët filluan të dyshojnë se e majta kishte zgjedhur të tjera shtresa e të tjera interesa për të mbrojtur.
Çfarë gabimesh të së majtës kishin “fabrikuar” Le Penin? Një nga frazat më në përdorim që bënte tënjiheshin opinionistët përparimtarë ishte që “duhet tëqëndrojmë nga ana e më të dobtëve”. Nënkuptimi: me qëtë dobtit ishin të huajtë mundësisht edhe pa dokumenta, aq më mirë nëse kanë dhe lëkurën të zeshkët. Së paku njëpjesë e së majtës, ka vendosur se janë gjithmonë e vetëm këta viktima të caktuara të padrejtësisë. Aq më keq për pensionistët e varfër, me nënshtetësi kombëtare, që nëmbrëmje kanë frikë të kthehen në shtëpi se nën tëkomandojnë shpërndarësit e drogës. U përgjigjen me citime statistikash, për të treguar se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet tëhuajve dhe kriminalitetit. Pra nëse ata shohin afrikanët veriorë që shpërndajnë drogë pa u hyrë ferrë në këmbë nëkëmbësoret e lagjes së tyre, është një iluzion optik. Për mëtepër, të bëhen afrime ndërmjet zanatit të shpërndarësit dhe prejardhjes së tij etnike, është një refleks racist. Duhet tëheshtë pensionisti i varfër, të ketë turp kur ka mendime tëtilla të fëlliqura.
Kjo lidh votën në Francë me atë që mund të ndodhë në Shtetet e Bashkuara..... edhe duke mos mbajtur parasysh shpartallimin e Joe Biden-it në televizion.
Revolucioni amerikan i viteve 1765 – 1787 frymëzoi atë francez të 1789. Ato dy Republika së bashku i dhanëjetë deklaratave të të drejtave njerëzore që vazhdojnë tëna frymëzojnë edhe më shumë se dy shekuj mbrapa. Binjakëria vazhdon në rënien.
Këmbëngulja për të thënë se një “baticë e zezë “ fashiste qëndron pezull mbi dy demokracitë më të lashta, është njëjustifikim për të mos sqaruar përgjegjësitë. Është e rehatëshme të flitet për “murtajën e zezë” sikur t’ishte njëepidemi. Kështu shmanget përmëndja e emrave të fajtorëve, shmanget paditja e gabimeve t’atyre që po i dorëzojnë sëdjathtës këtë mbizotërim.
“Corriere della Sera”, 1 korrik 2024
Përktheu Eugjen Merlika