Fitim Zekthi
Ka një ndjenjë të përgjithshme irritimi dhe mërzie, deri ku edhe një ndjenjë zhgënjimi për mos kryerjen e revolucionit nga Lëvizja e Foltores apo për tradhtimin e revolucionit nga Lëvizja e Foltores dhe grupi i Rithemelimit në partinë Demokratike. Shumëkush mendon se ata bënë një marrëveshje të vogël dhe të ulët me kryeministrin Rama në mënyrë qëte mund të legjitimohen prje tij si opozita kryesore dhe si Partia Demokratike. Ata e bënë këtë gjë sepse udhëhiqen vetëm nga interesi meskin I fitimit të një mandate deputeti dhe I mbrojtjes së interesave të tjera jo politike të secilit njeri në grupin e rithemelimit por sidomos edhe të kryetarit të tyre. Shumëkush mendon se arsye, kjo marrëveshje e ulët bëri që të tradhtohet revolucioni i cili u shpall vjet dhe në 20 shkurt të këtij viti u lajmërua se ai nuk do të ndalet më. Të gjithë kritikët apo të zhgënjyerit duhet të dinë se nuk ka asnjë tradhti dhe asnjë tërheqje nga revolucioni. Të paktën marrëveshja nuk e tregon tërheqjen dhe tradhtinë. Revolucioni është në vazhdim, është duke ndodhur në mënyrën e vet, brenda ligjësive të veta. Revolucioni ka trajektoren e vet.
Askush, as Foltorja nuk mund ta ndryshojë këtë trajektore. Lëvizja e Foltores në lidhje me revolucionin ka vetëm një gabim dramatik dhe përmbajtësor. Ajo duke pretenduar se është një lëvizje konservatore nuk duhet ta përmendë fjalën revolucion, nuk duhet as ta mendojë atë. Ajo me zgjedhjen e revolucionit si mjetin për të rrëzuar një regjim ka zgjedhur të rreshtohet tek forcat më anti konservatore dhe më anti të djathata që ka parë bota në historinë e saj. Kjo është një temë tjetër. Sa i takon revolucionit nuk mund të thuhet se marrëveshja e shuajti atë. Marrëveshja në kuptimin e teorive revolucionare mund të jetë një mjet që i shërben revolucionit, mund të jetë një mjet që i shërben revolucionit dhe revolucionarëve të marrin kohë, të zhvillojnë ndërkohë një fazë tjetër të revolucionit që mund të jetë më pak e dukshme. Lenini thoshte se “mund të ketë momente në procesin e zhvillimit të revolucionit kur lufta me armikun mund të duket sikur i zbut, kur ka marrëveshje por kjo bëhet për të çuar përpara një fazë tjetër ose për të rigrupuar energjitë dhe riplanifikuar fazat e mëtejshme.” .
Revolucionet nuk mund të ndodhin brenda natës dhe nuk ndodhin kurrë brenda natës. Revolucionet duan shumë kohë. Shembulli më i qartë që tregon se revolucionet duan kohën e tyre është ai i revolucionit francez i cili është ndoshta revolucioni më i rëndësishëm në histori dhe revolucioni i cili përkufizoi më mirë se askush se çfarë është dhe se si zhvillohet një revolucion. Revolucioni nisi me sulmin mbi kështjellën e Bastisjes në vitin 1789 dhe në vitin 1792, tre vite më pas u shpall republika e parë e Francës, u rrëzua monarkia. Kjo u ndoq nga “mbretërimi i terrorit që vrau rreth 50 mijë vetë me anë të Komitetit të Shpëtimit Publik që ishte organi më i lartë i revolucionit në atë kohë. Në vitin 1799 kjo republikë u rrëzua me anë të një grushti shteti nga Napoleon Bonaparti i cili e drejtoi Francën në mënyrë diktatoriale dhe u bë perandor. Ai qeverisi deri në vitin 1814. Pas betejës së Vaterlo-së ai u rrëzua plotësisht dhe Franca u ribë sërish monarki. Fuqitë europiane që mundën Napoleonin rivendosën monarkinë por tashëm me pushtet më të kufizuar se sa dikur. Kjo monarki u rrëzua në vitin 1948. Mbreti Filip abdikoi nga froni. U zhvilluan zgjedhje të cilat i fitoi nipi i Napoleoan Bonaparrtit i cili gradualisht u kthye në autokrat dhe qeverisi si pushtetear absolut. Ai ra nga pushteti në vitin 1871 kur trupat rusine të drejtuara nga Bismarku pushtaun Francën. U shpall republika e re franceze. Vetëm pas vitit 1871 Franca të nisi bëhet një vend me stabilitet, me zgjedhje dhe me sistem politik demokratik, me institucione të forta. Vetëm pas 80 vitesh revolucioni arriti të kryhet dhe të ketë sukses apo të japë rezultate.
Në këtë kuptim është shumë, shumë herët ti kërkohet forcave të Foltores të mbajnë llogari për dështimin e revolucionit.