Kryesore

OBSH: Varianti Delta i Covid-19 dominon në Europë!

               Publikuar në : 18:39 - 24/07/21 liberale

Varianti Delta mbizotëron në pjesën më të madhe të Evropës. Kështu thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmërojnë që të forcohen përpjekjet për të ndaluar përhapjen e variantit. Mesatarisht, mbi 68% e infeksioneve me Covid-19 në shumicën e vendeve evropiane janë nga varianti shumë ngjitës, i cili u shfaq për herë të parë në Indi.

“Varianti shqetësues i SARS-COV-2, Delta po lëviz me shpejtësi në të gjithë Evropën dhe tani është bërë dominues në pjesën më të madhe të rajonit.”, tha OBSH-ja në një deklaratë.

“Bazuar te tendencat aktuale, varianti Delta do të jetë lloji dominues global gjatë muajve të ardhshëm dhe tashmë është identifikuar në pothuajse të gjitha vendet evropiane. Ai do të vazhdojë të përhapet, duke zhvendosur qarkullimin e varianteve të tjera, nëse nuk shfaqet një virus i ri më konkurrues.”

OBSH shtoi se rastet e reja janë rritur në të gjithë Evropën katër javët e fundit dhe u ka kërkuar vendeve që të rrisin programet e tyre të vaksinimit.

“Përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme nga shtetet anëtare për të vaksinuar njerëzit në të gjithë rajonin, miliona të tjerë mbeten të pavaksinuar dhe për këtë arsye rrezikojnë të përfundojnë në spital. Lajmi i mirë është se të dhënat tregojnë qartë se vaksinimi ul ndjeshëm rrezikun e të sëmurit rëndë dhe vdekjes. Njerëzit duhet të vaksinohen.”, u shpreh Dr.Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën.

Dr.Kluge gjithashtu u kërkoi vendeve që kanë lehtësuar kufizimet që të përmirësojnë mundësinë e testimit falas dhe të rrisin gjurmimin e kontakteve.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back