Aktualitet

Noizy zbulon shumën marramendëse që shpenzoi për koncertin 'Alpha show'

Shkruar nga Liberale
Noizy zbulon shumën marramendëse që shpenzoi për koncertin

Koncerti “Alhpa Show” i iniciuar dhe ideuar nga vetë Rigels Rajku ose ndryshe Noizy ishte padyshim ashtu siç reperi e kishte parashikuar: Një mega spektakël me artistët më të mirë në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Reperi ka folur së fundmi ku zbuloi se në fakt ai ishte vetë sponsori gjeneral i gjithë koncertit dhe kostoja ishte mbi gjysmë milioni euro, një shifër që artisti e kishte parashikuar.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, zbuloi artisti.

I pyetur nëse i ka marrë mbrapsht paratë e shpenzuara me koncertin, këngëtari tha se ende nuk e di se sa ka fituar ndërsa theksoi se për momentin ka ndërmend të largohet pak për të pushuar pas impenjimit me organizimin e ‘Alpha Show’.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH