Reperi i njohur, Noizy sot feston ditëlindjen dhe mbush 36 vjeç. Ai është surprizuar në mesnatë nga miku i tij më i mirë, aktori Blerim Destani. Ka qenë ky i fundit që ka ndarë në rrjete sociale nga momenti i surprizës ku shihen dhe persona të tjerë.
Noizy është treguar shumë hermetik sa i përket jetës private. Kujtojmë se ai i pyetur pak muaj më parë, nuk zbuloi nëse ka dikë në krah por theksoi se martesa nuk është në planet e tij të afërta për shkak të angazhimeve të shumta.
https://streamable.com/tvuoso