Globi

Nisma e çuditshme, udhëto falas me tren për një vit nëse bën këtë tatuazh

Shkruar nga Liberale
Nisma e çuditshme, udhëto falas me tren për një vit

Ministrja e Klimës në Austri miratoi një fushatë për t’u ofruar njerëzve transport publik falas për një vit, nëse ata bëjnë tatuazh në trupin e tyre logon e kartës hekurudhore.

Tarifat e hekurudhave zakonisht kushtojnë shtrenjtë, por sipas kësaj skeme tashmë qytetarëve u duhet të mbulojnë vetëm një copë lëkure me bojë, në këmbim të një karte hekurudhore vjetore me vlerë më shumë se 1000 euro.

Ideja për krijimin e Klimaticket (bileta klimatike) u hodh fillimisht nga Leonore Gewessler, deputetja e të Gjelbërve dhe ministre e Klimës së Austrisë.

Ajo ndau detaje të iniciativës në një festival muzikor gjatë fundjavës përpara se të postonte një foto të krahut të saj, ku shkruante: “Gewessler merr drejtimin“.

Tatuazhi i saj ishte i përkohshëm, por në një tendë në festival po ofroheshin karta 1 vjeçare për transport publik falas, në rast se bëje tatuash logon e Klimaticket në krah.

Gazeta gjermane Salzburger Nachrichten raportoi se gjashtë persona përfituan nga promovimi gjatë fundjavës, ndërsa muajin e kaluar rreth 30 pjesëmarrës të festivalit Electric Love pranuan po ashtu të bënin tatuazhin.

Por, kjo ide e ministres është kritikuar ashpër nga deputetët opozitarë.

“T’u ofrosh para njerëzve për t’i vënë reklamat në lëkurë zbulon një pikëpamje të papranueshme për njerëzimin”, tha deputeti i partisë NEOS, Henrike Brandstötter.

Ndërsa gazetari i njohur Florian Klenk tha se fushata karakterizohet nga “cinizmi dhe tallja”.

Gewessler reagoi për zërat kundër, duke mbrojtur fushatën.

“Kjo është kryer me shumë kujdes. Bëhet vetëm gjatë ditës dhe u ofrohet vetëm personave mbi 18 vjeç”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH