Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ka dërguar një ftesë zyrtare Partisë Demokratike që të marrë nesër pjesë në mbledhjen e komisionit që do të mbahet nesër.
Ftesa i është drejtuar përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso, të cilit i thuhet të marrë pjesë në mbledhje nesër në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit.
“Do të diskutojmë mbi ecurinë e tryezës së 25 shtatorit ku ju morët pjesë”, thuhet nder te tjera. /Gazeta Liberale