Globi

NATO: Turqia dhe Greqia bien dakord për bisedime teknike

Shkruar nga Liberale
NATO: Turqia dhe Greqia bien dakord për bisedime teknike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të zhvillojë bisedime teknike për krijimin e mekanizmave për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor.

“Pas bisedimeve të mia me liderët turq dhe grekë, dy vendet aleate ranë dakord të fillojnë bisedimet teknike në NATO për të krijuar mekanizma ushtarakë për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor dhe për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve”, tha Stoltenberg në një deklaratë me shkrim, raporton AA.

Stoltenberg i quajti Turqinë dhe Greqinë si “dy aleatë të vlefshëm”, duke shtuar se NATO-ja është platforma më e rëndësishme për konsultime mbi çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e përbashkët.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH