Showbiz

"Nami u bë për këtë koreografi", Aulona Musta i kthehet Megi Pojanit: E para kam qenë vetë

Shkruar nga Liberale

Dje në mbrëmje, në spektaklin "Dancing With The Stars", Megi Pojani kërceu me motrën e Jurgenit, Lorin.

Moderatorja dhe balerina kërcyen një tango argjentinase shumë sensuale, ndërsa mbyllën koreografinë, më një puthje në buzë.

“E kishim vendosur që nëse kërcimi do të shkonte mirë, do ta festonim me një puthje”, tha Megi.

Ndërkohë që, moderatorja Aulona Musta ka kujtuar eksperiencën e saj në të njëjtin spektakël, ku për herë të parë ka kërcyer me një balerinë, Isida Mollaymerin.

"Nami u bë atëherë për këtë koreografi dhe çiftëzim. Kur dy shigjetarë shpirtëlirë bashkohen nuk ka gjë që i ndalon", shkruar Aulona në InstaStory duke iu drejtuar balerinës.

Krahas një postimi tjetër Aulona i është kthyer Megi Pojanit: "Ky ishte kërcimi im i preferuar për sot por e para kam qenë vetë more vesh Megi Pojani".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH