Aktualitet

Mungesa e Kosovës dhe Malit të Zi, Rama: Askush s'është i përjashtuar

Shkruar nga Liberale
Mungesa e Kosovës dhe Malit të Zi, Rama: Askush s'është

Në takimin e Novi Sadit në të cilin morën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, dhe që synon krijimin e një “Shengeni Ballkanik" mungoi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina.

Megjithatë në konferencën e përbashkët me Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama tha se të treja shtetet e tjera të Ballkanit të Perëndimor janë të mirëpritura në takimin e radhës që do të zhvillohet më 10 nëntor në Ohër.

“Nuk janë absolutisht as të përjashtuar dhe as të vendosur në një korsi tjetër. Janë të mirëpritur qysh në takimin tjetër që të na bashkohen dhe ne jemi në dispozicion. Kam dëgjuar shumë kritika të cilat nuk sjellin alternativa, por nisen nga ‘status quo’-ja dhe nga e shkuara”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH