Globi

Mesazhi i Papa Françeskut në meshën e Krishtlindjeve: Zoti zgjedh gjërat e vogla

Shkruar nga Liberale
Mesazhi i Papa Françeskut në meshën e Krishtlindjeve: Zoti

Papa Françesku kremtoi meshën e Krishtlindjes para rreth 2.000 të pranishmëve në Bazilikën e Shën Pjetrit, pavarësisht COVID-19.

Ati i shenjtë i nxiti besimtarët të përqendroheshin te gjërat e vogla dhe të kujtojnë se Jezusi erdhi në botë i varfër

“Ai vjen atje ku dinjiteti njerëzor vihet në provë. Ai vjen për të fisnikëruar të përjashtuarit dhe së pari u shfaqet atyre. Zoti vjen sonte për të na mbushur me dinjitet. Zoti nuk ngrihet në madhështi, por e ul veten në gjëra të vogla. Gjërat e vogla janë rruga që ai zgjodhi për të na u afruar, për të prekur zemrat tona, për të na shpëtuar dhe për të na rikthyer në atë që ka vërtet rëndësi”, ishte ky mesazhi i kreut të Vatikanit para besimtarëve.

Pjesëmarrja në meshën e të premtes ishte e kufizuar në rreth 2.000 njerëz, por shumë më tepër se 200 sa u lejuan në vitin 2020. Ardhja e Krishtit u festua në të gjithë botën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH