Showbiz

Meghan Markle humb fëmijën, familja mbretërore krah saj

Shkruar nga Liberale
Meghan Markle humb fëmijën, familja mbretërore krah saj

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, ka zbulur se ka përjetuar abort spontan në korrik, në një artikull ku rrëfen për ndjenjat të cilat i përshkruan si një “hidhërim të padurueshëm”.

“Unë e dija, teksa shtrëngoja fëmijën e parë, se po humbja të dytin,” u shpreh Meghan në një ese për New York Times me titull “Humbjet që ndajmë”. “Pashë zemrën e burrit tim të copëtohej, teksa përpiqej të mbante copat e zemrës sime të thyer."

Lajmi i abortit spontan shqetësoi gjithë familjen mbretërore. Sipas "The Daily Beast", princ Harry e ndau lajmin e humbjes së bebit me familjen dhe mbretërorët e tjerë kanë qenë gjatë gjithë kësaj kohe në mbështetje të Meghan-it.

“Princ Charles i ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe të vështirë për ta. I gjithë pallati mbretëror ka qenë shumë i trishtuar për Meghan dhe Harry-n.”

Gjithsesi, burime pranë familjes bëjnë me dije se as mbretëresha asnjë nga pjesëtarët e tjerë nuk do ta komentonin publikisht një ngjarje të tillë, duke e quajtur si “shumë personale” atë çfarë ndodhi.

“Humbja e një fëmije do të thotë të përjetosh një hidhërim gati të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak. Nga dhimbja e humbjes, bashkëshorti im dhe unë zbuluam se në një dhomë me 100 gra, 10 deri në 20 prej tyre kanë përjetuar abort spontan. Megjithatë, përkundër dhimbjes së përbashkët, biseda mbetet tabu, e mbushur me turp (të pajustifikuar) që përjetëson një cikël të dhimbjes në vetmi”- shkruhej ndër të tjera në esenë e Markle.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH