Showbiz

"Më mirë herët se vonë", Teuta Krasniqi flet për ndarjen e Bleros dhe Afronës: Ishallah kanë shëndetin

Shkruar nga Liberale

Teuta Krasniqi, ish-bashkëshortja e këngëtarit Blero ka reaguar sa i përket ndarjes së këtij të fundit me Afrona Dikën.

Në një intervistë për "Mirage", ajo është shprehur rreth ndarjes së çiftit, ndërsa ka thënë, se janë arsye të ndryshme ato që të çojnë drejt këtij vendimi.

“Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë…Shikoni askush nuk martohet për t’u ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha. Kur sheh që një çift që ndahet, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive. Nganjëherë është më mirë më herët sesa vonë dhe krejt çfarë mund të them si njeri i tretë, sepse në mënyrë indirekte jetët tona janë ndërlidhur, është ishalla kanë shëndetin", është shprehur Teuta.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
    80%
  • Jo!
    20%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH