Globi

Mbreti i Jordanisë: Nuk ka paqe në Lindjen e Mesme pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez

Shkruar nga Liberale
Mbreti i Jordanisë: Nuk ka paqe  në Lindjen e Mesme pa krijimin e

Mbreti i Jordanisë Abdullah tha sot se nuk është e mundur paqja në Lindjen e Mesme pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit.

Përshkallëzimi i dhunës tregoi se rajoni “nuk do të ketë stabilitet, siguri apo paqe” pa krijimin e një shteti sovran palestinez në tokën që Izraeli pushtoi në vitin 1967 gjatë Luftës Gjashtë-ditore.

Zgjidhja me dy shtete është opsioni i vetëm, tha Mbreti Abdullah gjatë fjalimit të tij të hapjes së mandatit parlamentar.

Jordania është kujdestari i vendeve të shenjta të Islamit në Jeruzalem, mes tyre Xhamia Al-Aksa, dhe garantuesi i regjimit që i qeveris ato.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH