Aktualitet

Mark Marku kujton raportin me Berishën: Unë nuk sillesha si të tjerët

               Publikuar në : 17:43 - 12/09/20 liberale

Duke kujtuar eksperiencën e tij të mëparshme si deputet, pedagogu Mark Marku flet për mënyrën se si ish- kryeministri Sali Berisha, drejtonte PD-në në atë kohë dhe gjithashtu vendin.

Teksa bën një krahasim me kryeministrin Edi Rama, Marku thotë se Berisha ka qenë me demokratik.

Unë kam qenë deputet i PD-së, kur zoti Berisha ishte kryeministër. Nuk kam pasur ndonjë problem thelbësor me Berishën.

Problemi ishte mënyra se si ai e konceptonte marrëdhënien me deputetët, me partinë dhe me të tjerët. Kjo mua nuk më ka pëlqyer kurrë, aq më tepër kur flitej për veten time.

Njeriu është egoist dhe kur thotë që nuk është i tillë është hipokrit. Pra, unë dua më shumë veten se partinë, se Berishën, se Bashën.

Marrëdhënia ishte e tillë që unë nuk pranoja të sillesha si deputetët e tjerë në PD, që nuk duhej të flisnin, të ishin konformistë, të mos reagonin në raport me problemet që krijoheshin gjatë qeverisjes etj.

Partia ka rregulla, por asnjë rregull nuk duhet të shkelë të drejtat dhe liritë bazë të njeriut, përfshi dhe deputetin. Mendoni që deputeti të mos ketë të drejtën e fjalës, po qytetari si mund ta ketë?

Pra unë flisja, votën nuk e kam tjetërsuar dhe kam ndjekur bindjet e mia. Sot marrëdhënia është normale sepse unë nuk i ndërtoj marrëdhëniet mbi bazën e inateve ndaj të tjerëve.

Vlerësimi im për Berishën është ai që ka qenë, e vlerësoj pozitivisht për të gjitha gjërat pozitive që ka bërë për Shqipërinë dhe për PD-në, hyrja në NATO, liberalizimi i vizave, qeverisja e mirë ekonomike sidomos në mandantin 2005-2009, infrastruktura etj.

Është një njeri që punon. Unë Berishës nuk i kam pranuar kurrë pushtetin absolut. Më rezulton se Berisha ka pasur një pushtet më demokratik po ta krahasoj me Ramën.

Unë pothuajse i njoh të gjithë politikanët shqiptarë dhe mendoj se Berisha ishte njeriu që i dëgjonte më mirë të tjerët.

Tjetër gjë është që bënte atë çfarë donte vetë, duke bërë llogaritë e veta të pushtetit. Por, në thelb ishte një dëgjues shumë i mirë, d.m.th. një ide pozitive për pushtetin e tij e merrte.

Tjetër gjë pastaj që vendimet i merrte në mënyrë autokratike. Duhet ta ndajmë këtë”, tha Marku në emisionin “Pa Protokoll”, në Report TV.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back