Qeveria po planifikon vijimin e vaksinimit, sipas radhës dhe varianteve të reja të Covid. Në fakt, edhe në vendet e zhvilluara vaksinimi ka rinisur normalisht, me doza përforcuese. Me ardhjen e stinës së dimrit, vaksinimi shihet si më i domosdoshëm.
Qeveria nga ana e saj ka nisur të mendojë që tani, ndërsa shumë e qytetarëve shqiptarë kanë marrë vetëm dy dozat e para të vaksinave. Një pjesë, si bluzat e bardha, mësuesit, policët dhe administrata publike, e kanë marrë vaksinën me detyrim.
Ndër të tjera ministrja Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka bërë marrëveshje me Pfizer, për doza të tjera përforcuese.
“Kemi bërë të mundur të sigurojmë vaksinat. Kemi marrëveshje me Pfizer për të siguruar që dozat që i kemi parablerë që pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim që një pjesë do jenë vaksina përforcuese sipas varianteve të reja”, tha Manastirliu.
Por a do të jenë gati qytetarët të marrin vaksina përforcuese?