Sport

Përplasja për “Loro Boriçin”: Vllaznia kallëzon Bashkinë Shkodër për koncertin në stadium

Shkruar nga Liberale.al

Përplasja për “Loro Boriçin”: Vllaznia

Klubi i futbollit Vllaznia ka hyrë në një përplasje të fortë me Bashkinë Shkodër, për shkak të një koncerti që pritet të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Sipas drejtuesve të klubit, organizimi i këtij eventi është bërë pa autorizimin e nevojshëm dhe bie ndesh me funksionin sportiv të impiantit.

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, së bashku me klubin, ka depozituar një kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë Shkodër – Drejtorit të Drejtorisë së Kulturës, Pandi Laço dhe Drejtoreshës së Kulturës, Sara Smaja.

Për të forcuar qëndrimin e tyre, Vllaznia ka publikuar edhe një shkresë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila i jep të drejtë klubit shkodran. Në shkresë, që mban datën shkurt 2024, FSHF i kujtonte Bashkisë se stadiumi “Loro Boriçi” duhet të mbahet në përputhje me standardet e UEFA-s, pasi do të jetë një nga impiantet pritëse për ndeshjet e Euro U21 në vitin 2027, turne i organizuar nga Shqipëria dhe Serbia.

Klubi ka theksuar se çdo devijim nga destinacioni sportiv i stadiumit është i papranueshëm dhe se veprimet e fundit rrezikojnë imazhin e qytetit dhe përgatitjet për kompeticionin ndërkombëtar.

Në një postim zyrtar, Vllaznia shkruan:
“Për transparencë dhe informim të opinionit sportiv, po publikojmë shkresën zyrtare që FSHF i adresoi pak muaj më parë Bashkisë Shkodër, duke i kujtuar se nuk mund të ketë devijime nga projekti sportiv i destinacionit të këtij impianti.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH