Sport

Muçi me valixhe në dorë, Beshiktash 'ndan mendjen' për sulmuesin e Kombëtares

Shkruar nga Liberale

Muçi me valixhe në dorë, Beshiktash 'ndan mendjen'

Beshiktash ka vendosur të shesë kartonin e Ernest Muçit. Lojtari i Kombëtares shqiptare pritet të largohet këtë muaj siç raportohet në Turqi.

Beshiktash pagoi 10 milionë euro për 23-vjeçarin para 1 viti. Kontrata e tij vlen deri në verën e vitit 2027.

Në këtë sezon ku dëmtimet kanë qenë të pranishme, Muçi ka shënuar në kampionat katër gola dhe ka asistuar një tjetër, ndërsa është aktivizuar në 13 ndeshje.

Më parë për Muçin është shprehur interes nga Anglia. Tashmë mbetet për t’u parë cila do të jetë oferta që do të kënaqë drejtuesit e Beshiktash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH