Sport

Lojërat Olimpike 2024/ Kryebashkiaku Erion Veliaj: Sportistët (me origjinë ruse) do ti shpërblejmë secilin me nga një apartament!

Shkruar nga Liberale

Lojërat Olimpike 2024/ Kryebashkiaku Erion Veliaj: Sportistët (me

Emocion të jashtëzakonshëm e quajti kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, rezultatin historik të një dite më parë të mundësit të natyralizuar Chermen Valiev, i cili i solli Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori.

Kryebashkiaku Veliaj njoftoi se do të shpërblejnë me apartament 3 mundësit që përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, Islam Dudaev dhe Zemilkhan Abakarov.

“Do ketë shpërblim nga bashkia, apartament për secilin nga tre garuesit mundës”, tha Veliaj.

Duke folur për këtë ngjarje historike nga Parisi për Report Tv, Veliaj tha se vendi ynë ia ka dalë t’i hapë dyert talenteve nga e gjithë bota.
Debatin për sportistët e natyralizuar që përfaqësojnë vendin tonë në evente të përmasave të tilla sportive, kryebashkiaku Veliaj e quajti racizëm të vjetëruar.
“Ne vijmë nga një situatë, ku na ikte Luan Shabani, Elis Guri. Ne tpikisht na kanë lënë talentet, do duhet të mësohemi me një Shqipëri që talentet e gjejnë Shqipërinë, gjejnë te Shqipëria një vend që u ka hapur dyert dhe i ka bërë një pjesë të tyre. Debate të dështuara të një shekulli që ka kaluar. U kemi dhënë mundësinë këtyre talenteve që të shkëlqejnë për flamurin kuqezi”, vijoi Veliaj.

Shqiptari i natyralizuar Chermen Valiev, 25-vjeç mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël, e para në histori për Shqipërinë. Valiev tanimë do shpërblehet nga shteti shqiptar për këtë arritje me 50 milionë lekë si edhe me gradën Kolonel.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH