Sport

A do të rinovojë Silvinjo me FSHF?

Shkruar nga Liberale

A do të rinovojë Silvinjo me FSHF?

Silvinjo padyshim që ka një meritë shumë të madhe në arritjen që Kombëtarja shqiptare bëri në kualifikueset e Europianit. Tashmë pjesë e finaleve të këtij turneu, ende nuk ka ardhur një rinovim për trajnerin që kontrata i mbaron pas Europianit.

Nuk dihet nëse Silvinjo do të rinovojë me Shqipërinë përpara Europianit të qershorit. Nga ana tjetër, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një intervistë për “News24” pak kohë më parë ka thënë se FSHF-ja dëshiron që të vijojë bashkëpunimin me brazilianin dhe në ditët në vijim do t’ia ofrojë një gjë të tillë:

“Nuk e kemi diskutuar deri tani, por në ditët në vijim do të flasim. Më saktë, ne do t’ia ofrojmë rinovimin për vazhdimin e kontratës edhe pas Europianit”, u shpreh Duka në fillim të vitit. Deri tani nuk ka asgjë zyrtare nga ana e FSHF-së.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH