
Katër banorët e BBV, gjatë ditëve që kanë qëndruar në ‘shpellë’, kanë rrëfyer dhe ndarë histori nga jeta e tyre që më parë nuk i kishin zbuluar.
Një prej rrëfimeve që u bë viral, ishte ai i Klajdit i cili tha se vite më parë ka qenë i dashuruar me këngëtaren Elvana Gjata.
Ndërsa mbrëmjen e sotme në ‘prime’, Ledioni e ka ngacmuar me një batutë duke i thënë: A do të futem mik te Elvana?
“Ka kaluar ajo histori”, u përgjigj Klajdi me nota humori.