Në emisionin “Përputhen” një nga konkurrentët, përkatësisht Arditi ka ardhur me akuza të rënda kundrejt njërit prej konkurrentëve se e ka ngacmuar seksualisht. I pyetur nga moderatorja Megi Pojani për emrin e konkurrentit që ai pretendon se e ka ngacmuar, Arditi ka refuzuar të tregojë.
Më pas Blendon merr mikrofonin dhe sqaron situatën duke shprehur se: “Sa ka vjet ky unë i kam pas femra. Jam përplas sepse u ktheva, e kisha afër dhe ky e ka keqkuptuar sikur unë e kam prekur. Kështu i bie që ti më pëlqen mua. Ka qenë thjesht një përplasje. Unë i lëviz duart kur eci.”
Arditi vijon duke thënë që ka qenë një gjest komplet i vetëdijshëm nga ana e Beldonit dhe të dy djemtë nisin e konfliktohen në studio.