Showbiz

Telegrami ndryshon rregullat, Pavel Durov do të dorëzojë të dhënat e përdoruesve

Shkruar nga Liberale
Telegrami ndryshon rregullat, Pavel Durov do të dorëzojë të

Rrejti social Telegram ndryshon rregullat. Aplikacioni i mesazheve do t’u dorëzojë autoriteteve gjyqësore adresat IP të përdoruesve, për të gjurmuar identitetin e njerëzve dhe numrat e telefonit në rast të procedimeve ligjore kundër tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i Telegram, Pavel Durov, përmes një postimi në kanalin e tij. Një ndryshim për platformën që mori kritika për përmbajtjen e saj, sepse bashkëpunonte pak me autoritetet dhe jepte të dhëna përdoruesi vetëm në rast dyshimi për aktivitete terroriste.

Lajmi vjen pasi Durov u arrestua në Paris në fund të gushtit me akuzën se ishte bashkëpunëtor i aktiviteteve të paligjshme të lejuara nga Telegram.

Më pas, Durov u lirua me kusht me ndalimin e daljes nga territori francez dhe detyrimin për t’u paraqitur në polici dy herë në javë.

“Ne nuk do të lejojmë që aktorët e këqij të rrezikojnë integritetin e platformës sonë prej gati 1 miliardë përdoruesish”, tha Durov në mesazhin e tij. Sipas themeluesit të Telegram, platforma ka punësuar një ekip specialistësh javët e fundit, të cilët duke përdorur inteligjencën artificiale, e kanë bërë funksionin e kërkimit më të sigurt. “E gjithë përmbajtja problematike në kërkim nuk është më e aksesueshme”, shton Durov i cili u kërkon përdoruesve të raportojnë në profilin @SearchReport nëse është e nevojshme.
Top Channel

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH