Reperi i njohur Stresi ka reaguar pas lajmeve që e lidhin atë me një person të dyshuar për trafik droge. Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today”, ai mohoi çdo përfshirje dhe sqaroi se njohja me familjen e të dyshuarit është vetëm në nivel familjar.
“Na shokoi ai lajm. Ne njihemi familjarisht me familjen Bahtiri, shkojmë për gëzime familjare. Krejt akuzat që i janë ngritur xhaxhit Shems, janë nga i biri i tij”, deklaroi Stresi gjatë emisionit.
Ai shtoi se nuk ka asnjë lidhje me çështjen në fjalë dhe kërkoi që emri i tij të mos përfshihet në situata që, sipas tij, nuk kanë të bëjnë me të.