Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova dhe së fundmi opinioniste në “Fan Club”-in e Big Brother VIP Albania, Shqipja Hysenaj, po e shijon verën me kohë të lirë dhe reflektim personal pas angazhimeve televizive.
Menjëherë pas përfundimit të emisionit, nuk kanë munguar spekulimet për jetën e saj private, veçanërisht për një romancë të mundshme. Në një pyetje anonime të marrë në Instagram përmes platformës NGL, një ndjekës e pyeti: “Kam marrë vesh që je në lidhje…?”
Reagimi i Shqipes ishte i prerë, por me humor:
“Ma thuaj dhe mua kur ta gjesh me kë?!”, shkroi ajo, duke hedhur poshtë çdo thashethem që e lidh me një lidhje dashurie aktuale.
Duket se Shqipja po zgjedh të fokusohet tek vetja dhe projekte të reja, ndërsa fansat vazhdojnë të jenë kuriozë për çdo hap të saj si në ekran, ashtu edhe jashtë tij.