Showbiz

Rrëfim emocional dhe plot humor i Milaim Zekës: Dashuria nuk shpjegohet, ajo ndjehet

Shkruar nga Liberale.al

Rrëfim emocional dhe plot humor i Milaim Zekës: Dashuria nuk

Gazetari dhe opinionisti i njohur, Milaim Zeka, ishte këtë pasdite i ftuar në një intervistë të veçantë përballë Bieta Sulos, ku ndau me publikun pesë foto të veçanta nga pushimet, që u kthyen në pikënisje për një rrëfim të ndjerë dhe të sinqertë.

Biseda nisi me nota humori, siç di ta sjellë gjithmonë Milaimi, kur nuk nguroi të përqafojë moderatoren duke hedhur batutën:
“Albani nuk është katunar xheloz si unë.”

Një nga fotot më simbolike për të, ishte ajo që lidhej me një moment të pazakontë nga vitet e rinisë. Ai tregoi se në vitin 1983, kishte marrë një ftesë për të shkuar në Golem, në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, dhe se figura e diktatorit kishte mbetur në kujtesën e tij për shumë vite.

Milaimi kujtoi momentin kur i dhuroi 75 trëndafila figurës së Hoxhës, por pas vdekjes së tij, reflektimi ishte i fortë:
“75 trëndafilat e mi, ju bëfshin 75 ferre që do të kalojë.”
Një fjali e thellë, që pasqyron ndryshimin e mendimeve dhe qëndrimeve për diktaturën me kalimin e kohës.

Në një tjetër moment të intervistës, Milaimi foli për dashurinë e tij aktuale, duke zbuluar se ka një diferencë moshe prej 16 vitesh me partneren, por kjo nuk ka qenë kurrë një pengesë.
“Që në momentin kur e pashë për herë të parë, e vendosa që ajo do të ishte gruaja ime,” u shpreh ai me bindje.

Ai zbuloi edhe një detaj personal për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke thënë se ajo ka treguar vetë arsyen e ndarjes:
“Ish-gruaja ia ka treguar motivin e vërtetë Edës. Ajo e di.”

Në fund të rrëfimit, Milaim Zeka përmblodhi gjithçka me një mesazh të thjeshtë por të fuqishëm:
“Dashuria nuk shpjegohet. Ajo thjesht ndjehet.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH