Showbiz

Pas videos ku shihet duke e rrahur të dashurën, rreperi i njohur akuzohet edhe për abuzim seksual

Shkruar nga Liberale

Pas videos ku shihet duke e rrahur të dashurën, rreperi i njohur

Sean ‘Diddy’ Combs është goditur me një tjetër padi për abuzim.

Reperi 54 vjeç, i cili sapo ka kërkuar falje për rrahjen e ish-të dashurës së tij Cassie Ventura pas shfaqjes së pamjeve të sulmit në vitin 2016, akuzohet nga ish-modelja Crystal McKinney se e detyroi të kryente një akt seksual pasi dyshohet se i kishte premtuar një rritje në karrierë.

Në dosjen e saj, e cila u shfaq të martën, ish-modelja thotë se ajo u takua me Combs në një ngjarje të Javës së Modës të vitit 2003 në New York, ku ai e ftoi atë në studion e tij muzikore.

Pas videos ku shihet duke e rrahur të dashurën, rreperi i njohur

Crystal, e cila në atë kohë ishte 22 vjeçe, tha se këngëtari dhe disa nga shoqëruesit e tij po pinin dhe tymosnin kanabis në studio.

Ajo pranoi se pinte duhan me ta, duke e përshkruar barin si ‘shumë të fuqishëm’ dhe duke pretenduar se ‘më vonë e kuptoi’ se mund të ishte e lidhur me një ilaç tjetër, pretendon padia sipas Sky News.

Combs më pas dyshohet se e urdhëroi atë që ta ndiqte në banjë, ku e detyroi që të kryente një akt seksual.

Gruaja tha se kur u refuzua, Combs e shtyu përsëri kokën poshtë dhe e detyroi të vepronte.

Pas videos ku shihet duke e rrahur të dashurën, rreperi i njohur

Crystal shton në padinë e saj se më vonë humbi vetëdijen dhe u zgjua në një taksi, ku kuptoi se ishte sulmuar seksualisht.

Ajo thotë se më pas ishte në listën e zezë nga industria e modelimit dhe fajësoi veten për ‘sabotimin e karrierës së saj’.

E njëjta mes tjerash shton se tentoi të kryente vetëvrasje në vitin 2004. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH