Gjesti, i cili më 19 prill u kurorëzua fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, është bërë kryefjalë në medien rozë këto ditë.
Por ajo që bie në sy është se në vetëm pak ditë pas fitores, profili i tij në Instagram ka arritur në 600 mijë ndjekës, një shifër që dëshmon sesa i pëlqyer është ai nga publiku.
Ky ndryshim i menjëhershëm në rrjetet sociale e kthen atë në një nga personazhet më të ndjekur në showbiz-in shqiptar.
Tashmë fansat janë duke pritur projektet e reja muzikore të tij.