Showbiz

Olsi Bylyku rrëfen emrin e veçantë që ka menduar për të birin

Shkruar nga Liberale

Olsi Bylyku rrëfen emrin e veçantë që ka menduar për

Në një diskutim me Roza Latin në “Big Brother VIP”, Olsi Bylyku rrëfeu se jo vetëm që dëshiron shumë të bëhet baba, por e ka menduar edhe emrin e të birit.

“E kam menduar emrin e djalit, për Zotin! Sol… Sol, si nota dhe diell, dhe lidhet me emrin tim, Ols”, -u shpreh ai.

“Po mamanë e djalit e ke menduar, mamaja ku është? Folën portalet që je lidhur me dikë, është e vërtetë?” -ishte pyetja ngacmuese e Rozës.

Mirëpo, duke e kaluar me shaka, Olsi e mohoi të jetë në një lidhje. Më tej, edhe Roza tha se e ka menduar emrin për vajzën e saj dhe do ta quajë Perla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH