Balerini Graciano Tagani u bë përsëri pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP pas eleminimit të para pak javësh.
Banori mesa duket është kthyer me një frymë të re, e po tregon akoma më shumë detaje nga jeta e tij personale.
Ditën e sotme Graciano ka folur për Argjirën, të dashurën e tij, e cila thotë se i ka ndryshuar jetën.
Ai tregoi vështirësitë gjatë bashkëjetesës me Argjiren ku u shpreh se në fillim ata nuk kishin as ene kuzhine.