Showbiz

Nëna e Loredanës ia thotë ‘troç’ Jozit: Vajza ime është më mirë pa ty

Shkruar nga Liberale

Nëna e Loredanës ia thotë ‘troç’ Jozit: Vajza

Nëna e Loredanës ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një lidhjeje telefonike në Big Brother VIP Fun Club.

Ajo është shprehur se vajza e saj po shfaqet më mirë në lojë pas eliminimit të Jozit.

Pjesë nga biseda:

Nëna e Loredanës: Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij nuk ishte e mirë

Jozi: Kam shumë t’i them. Më vjen mirë që ref i sjelljes sime pas takimit ishte i menj. Më vjen mirë që ju ka pëlqyer. Do t’ju pëlqejë edhe më shumë pasi të dalë Loredana

Heidi: A ka ndryshuar perceptimi juaj?

Nëna e Loredanës: Jo, sepse sjelljet e Jozit në fillim nuk ishin të mira. Nuk e respektonte shumë Loredanën, por më pas ndryshoi.

Heidi: Po sot, çfarë mendon babai i Loredanës, bashkëshorti juaj?

Nëna e Loredanës: Ne do ta njohim Jozin, sepse atje brenda është një lojë. Kur të dalë Loredana dhe ta njohë më mirë, atëherë do të flasim.

Heidi: Do takoheni të katërt?

Nëna e Loredanës: Nuk e di, atë e vendos Loredana

Heidi: Për faktin që Jozi nuk i dha dorën, i ka ngelur hatri?

Jozi: Sepse ai krijoi distancën!

Heidi: Si e ke parë Loredanën pa Jozin këto ditë?

Nëna e Loredanës: Shumë mirë, është më energjike, më e qetë. Më mirë pa Jozin në lojë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH