Mira Konçi, këngëtarja e mirënjohur shqiptare është takuar në Nju Jork me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Fotot e këtij takimi surprizë i ka publikuar këngëtarja, ndërkohë që ato janë realizuar nga fotografi i mirënjohur, Fadil Berisha.
Në Nju Jork ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Mira Konçi është takuar me Albin Kurtin në një event organizuar nga muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork ku ishin të ftuar Albin Kurti dhe Mira Konçi.