Ish-finalisti i edicionit të dytë të “BBV”, Krist Aliaj ka komentuar situatat në shtëpinë e BBV, ku mes të tjerash është ndalur te romanca e Heidit me Romeon.
Teksa ishte i ftuar në "fun club", ai e konsideroi “fake” lidhjen e Heidit me Romeon. Sipas tij, banorja po përfiton nga Romeo teksa e quajti edhe “narciste të frikshme”.
“Jam i vetmi apo mua më janë shpifur romancat. Big Brother VIP bashkohet me situatat e Për’puthen. Nuk besoj te lidhja e Heidit dhe Romeos, është bërë makineri. Për mua Heidi më duket një narciste e frikshme që nuk ka lidhje me Romeon.
Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në fizik më duken viktimë. Unë shikoj një italo-shqiptarizëm, këto vajzat që vijnë nga Italia bëhen më skuthe”, tha Kristi.