Suzana Krosi, 50-vjeçarja shqiptare me origjinë nga Dibra, që u martua nga familja prej moshës 16-vjeçare nuk ka hequr dorë nga dëshira e saj për të bukurën.
E ftuar në një intervistë në Vizion Plus, Suzana ka treguar se pavarësisht moshës ajo ka vijuar konkurset e bukruisë.
Ajo deklaron se të jesh MISS nuk ka moshë, ndërsa zbulon se në kohën kur ajo ishte e re dhe ka qenë koha e duhur për të konkuruar, familja me mentalitetin e atëhershëm nuk e lejuan të bëhej pjesë e konkursit të bukurisë.