Shtëpia e Vëllait të Madh sa vjen e bëhet gjithmonë e më e paparashikueshme.
Meritoni dhe Juli, që prej shumë kohësh nuk kanë pasur fare raporte të mira, mbrëmjen e sotme janë argëtuar së bashku, ku kanë provuar të bëjnë mundje dore.
Fitues doli Meritoni, ku dhe banorët e tjerë u shprehën se ai ka më shumë fuqi krahu sesa Juli.
Juli mbështetej nga Erjola dhe Meritoni mbështetej nga Françeska.