Showbiz

“Luiz Ejlli dhunohet në një lokal”/ REAGON ashpër këngëtari: Do e marr vesh kush jeni! (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

“Luiz Ejlli dhunohet në një lokal”/ REAGON ashpër

Luiz Ejlli ka reaguar ashpër pas përhapjes së një videoje ku pretendohet se ai ishte rrahur në një lokal.

Në një deklaratë, ai hodhi poshtë lajmin, duke akuzuar portalet për përhapjen e informacioneve të pavërteta me qëllim njollosjen e tij dhe familjes së tij.

“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub. E lashë një herë me qëllim se doja të shihja a kanë dalë portale të reja që kanë qejf të hedhin baltë mbi mua dhe familjen time. Në të vërtetë, ishin shumë. Janë shtuar!”, tha Luiz Ejlli, duke shprehur indinjatën e tij.

Më tej, ai tregoi se edhe nëna e tij ishte shqetësuar nga ky lajm i rremë.

“Më mori nëna në telefon dhe tha: ‘Ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm? Por, kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti. Po çfarë janë këto lajme të pista, mor nënë?’”

I revoltuar nga shpifjet dhe keqinformimi, këngëtari paralajmëroi ata që fshihen pas tastierave: “Tani unë e kam marrë vesh që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral. Nuk dini çfarë është familja. Fshiheni pas asaj tastierës, shtypni çfarë t’ju dalë përpara. Unë kam një mijë punë me familjen dhe karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo pas tastierës, por edhe në fund të botës të fshiheni, unë e marr vesh kush jeni! Pastaj do thoni, ‘O Luiz, o baba, kthehu se bëmë shaka.’”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH