Showbiz

Konfliktet, debatet dhe dhuna në "BIG BROTHER VIP", çfarë po i japin banorët audiencës shqiptare në këtë format? (Përjashtimi i Sarës)

Shkruar nga Liberale

Konfliktet, debatet dhe dhuna në "BIG BROTHER VIP",

"Big Brother VIP", banorët përballen shpesh me sfida të mëdha për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur konfliktet që mund të kenë me njëri-tjetrin. Ndërveprimi midis tyre ndonjëherë shkon përtej kufijve të pranueshëm, duke përfshirë ofendime, bullizëm, akuza vulgare apo edhe dhunë fizike.

Një nga ngjarjet e pazakonta në "Big Brother Albania VIP 3" ishte debati i Sarës dhe Franceskës, e cila kulmoi në një përplasje fizike. Franckeska fillimisht ofendoi Sarën duke e quajtur zhulse, ndërsa Sara kundërpërgjigjej me ofendime. Situata u përkeqësua kur Sara u përpoq të futet me forcë në tualet ku ishte Franceska, duke synuar të shkonte kokë më kokë në nominim. Lidhur me këtë ka ardhur zarfi i zi, me vendimin për Sarën.

Ndërkohë reagimi i opinionistit Arbër Hadari ishte i fortë, duke e cilësuar situatën si të turpshme dhe që nuk i shkon këtij formati një sjellje ekstreme.

"Ishte një situatë shumë e shëmtuar. Diskutimi i zhulit ishte një bisedë e pakëndshme, por nuk justifikon faktin e përfshirjes së Sarës. Ishte një kopje e shëmtuar e asaj që ndodhi vjet, por këtu shkelen dy rregulla, konfrontimi fizik dhe asaj të futjes dyshe në tualet. Është e turpshme, që një vajzë e pret në hyrje të tualetit më pas e shtyn, se rrjedhimisht se edhe tjetra duke e parë atë që kishte përballë nuk do t’i thoshte që hajde më shtyjë edhe pak", shprehu ai.

Gjatë Prime-it të mbrëmshëm u diskutua përplasja e dy banoreve dhe vëllai i madh mori vendimin që Sara duhet përjashtuar përfundimisht dhe jo të ndëshkohet, duke vijuar lojën.

Sara Gjordeni pas daljes nga shtëpia e cilësoi të duhur daljen nga shtëpia dhe se ishte një gabim nga ana e saj.

“Përveç konkurentëve që janë këtu, askush nuk e di se çfarë ndodh aty brenda. Nëse je impulsiv jashtë, aty je 100 herë më shumë. Ah more Bardhi. Unë i kam vënë unazën në gisht sepse doja t’i lija diçka. Unë kam kafshuar shumë herë gjuhën me Françeskën. Kam bërë gabim. Ishte e duhur dalja ime, ata aty brenda janë më të kontrolluar dhe më të frenuar se unë ata brenda. Unë nuk e mnaipulova situatën. Por nëse kam bërë diçka të mirë me hyrjen time, është që u bëra shembull për të tjerët. Mora një mësim shumë të mirë që me impulsivitetin tim, deri në ditën e 52-të arrita.”- reagon Sara.

Kjo situatë tregon se në ekran ne duam të shohim një model frymëzimi dhe banorët e "BBV" në këtë rast duhet të shmangin konfliktet dhe situatat e pakëndshme. Trysnia dhe loja e këtij formati ka një armë të fortë, të ruash qetësinë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për ndikimin e tyre dhe për të dhënë shembullin që i duhet shoqërisë sonë. Në të kundërt ky vend përfshihet në gropën e madhe të dhunës fizike dhe psikologjike, duke normalizuar sjellet negative në përditshmëri. A.C për /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH