Showbiz

Klajdi Musabelliu rrëfen për muzikën, pushimet në Turqi dhe përplasjet me ish-banorët e BBV4

Shkruar nga Liberale.al

Klajdi Musabelliu rrëfen për muzikën, pushimet në Turqi dhe

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ish-banori i "Big Brother VIP 4" dhe artisti i njohur, Klajdi Musabelliu, ka ndarë më shumë rreth projekteve të tij të fundit muzikore si edhe momenteve personale pas daljes nga formati.

Artisti foli me pasion për krijimtarinë e tij në muzikë, duke njoftuar publikun për publikimin e një projekti të ri që sipas tij reflekton një periudhë të re në karrierën artistike. Por përveç muzikës, Klajdi ndau edhe disa momente të paharrueshme (dhe disa të tensionuara) nga pushimet e fundit në Turqi me disa prej ish-banorëve të BBV4.

“Isha zënë me G Banin, u pajtova me të dhe u zura me Vserlon,” u shpreh Klajdi, duke shtuar se përplasjet ndodhin edhe mes miqve, veçanërisht kur ndodhen në ambiente të ngarkuara emocionalisht. Ai nuk dha shumë detaje për arsyet e konflikteve, por la të kuptohet se kishte pasur një “komunikim mes meshkujsh”, që përfshinte edhe “disa komplimenta të thella”.

Duke komentuar nëse G Bani është i nxituar, Klajdi zgjodhi një ton të matur:
“Të gjithë gabojmë dhe nxitohemi ndonjëherë. Shpeshherë themi ndonjë fjalë që nuk duhet. Për mua dhe për shumë prej nesh mendoj se ka mbaruar Big Brother, edhe pse nuk do mbarojë kurrë sepse është një eksperiencë që nuk harrohet kollaj.”

Ai shtoi gjithashtu se shumë nga tensionet që ndodhin brenda shtëpisë duhet të mbeten aty:
“Çfarë ndodhi, ndodhi aty. Nëse e vazhdon jashtë, nuk ka sens. Ndoshta është edhe faktori moshë që ndikon në mënyrën si i përjetojmë gjërat.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH