Showbiz

Ishte dënuar me 4 vite burg, Gjykata liron Dani Alves!

Shkruar nga Liberale

Ishte dënuar me 4 vite burg, Gjykata liron Dani Alves!

Një gjykatë spanjolle ka vendosur që ish-futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, mund të lirohet me kusht nga burgu pasi ka kryer rreth një të katërtën e dënimit për përdhunim.

Futbollisti ishte dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për përdhunim, por Gjykata e Barcelonës ka vendosur të lirojë Dani Alves.

Mediat spanjolle kanë zbardhur vendimin e fundit të gjykatës, ku me shumicë votash, gjyqtarët kanë vendosur të lënë të lirë ish mbrojtësin brazilian.

Alves duhet të paguajë një garanci prej 1 milionë eurosh. Gjithashtu, gjykata i ka tërhequr dy pasaportat ish lojtarit të famshëm, atë spanjolle dhe braziliane, duke i mohuar të drejtën për t’u larguar nga Spanja.

Alves e ka të ndaluar t’i afrohet denoncueses në një distancë prej 1000 metrash nga shtëpia e saj, si dhe nga vendi i saj i punës dhe çdo vend tjetër që frekuenton.

Ai as nuk do të mund të komunikojë me të përmes çfarëdolloj mediash derisa të jepet një dënim përfundimtar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH