Showbiz

Incident në koncertin e Chris Brown, këngëtari ‘ngec’ në ajër

Shkruar nga Liberale

Incident në koncertin e Chris Brown, këngëtari ‘ngec’

Koncerti i Chris Brown, më 12 qershor në Nju Xhersi, vuri në dukje disa probleme teknike, të cilat publiku i regjistroi me celularët dhe i postoi në rrjetet sociale.

Këngëtari u ngjit në ajër me një mekanizëm të posaçëm në skenë, por ai ndaloi së funksionuari, duke e lënë Brown të ​​“ngecur” në ajër. Për pak sekonda 35-vjeçari qëndroi sipër.

Brown po performonte “Under The Influence” teksa ishte varur në një strukturë teli dhe kur e kuptoi se kishte ngecur, kërkoi teknikët, por nuk e fshehu zemërimin. Ata sollën një shkallë dhe e zbritën Brown, i cili vijoi më pas performancën.

Në klipet e publikuara në rrjetet sociale, Brown shihet duke folur me ekipin teknik përgjegjës për mbarëvajtjen e strukturës. Sipas Hollywood Reporter, në fund të koncertit, ai u tha të pranishmëve se ishte i zemëruar, por në të njëjtën kohë i argëtuar nga situata.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH