Showbiz

"Ik o karagjoz mblidh mendjen", plas keq debati mes Roza Latit dhe Jul Dedës: Mbaje gojën kur flet me mua.!

Shkruar nga Liberale

"Ik o karagjoz mblidh mendjen", plas keq debati mes Roza Latit dhe Jul

Në ditën e dytë të qëndrimit në  shtëpinë e Big Brother Vip 3, moderatorja Roza Lati dhe aktori i humorit, Jul Deda janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

Debati mes tyre nisi pasi aktori u shpreh gjatë një diskutimi me banorët e tjerë se Roza Lati është sharë nga publiku, gjë e cila nuk është pritur mirë nga moderatorja e cila e ka konsideruar si “nxitje të urrejtjes”.

Pas kësaj prezantuesja  i është drejtuar aktorit të humorit duke thënë se “O Jul karagjozi, s’të dhj*s fare”. Ky i fundit i kërkoi që të ketë kujdes se çfarë nxjerr nga goja, teksa iu kthye me fjalët “mos më çaj kokën kur flet”.

Pjesë nga debati me Dedës dhe Latit: 

Roza Lati: Kujdes çfarë nxjerr nga goja. Mos shty urrejtje!

Jul Deda: Ndaj teje?

Roza Lati: Jo, në përgjithësi.

Jul Deda: Nuk shtyj unë urrejtje. S’kam turma njerëzish që më vijnë nga mbrapa.

Roza Lati: Mund të kesh Shkodrën, je djalë shkodre. Aq duan populli

Jul Deda: Mos e shani Rozën ej!

Roza Lati: O Jul karagjozi mblidh mendjen edhe mbaje me gojën kur flet.

Jul Deda: Mos i jep gojën, mos më çaj kokën kur flet. Për çfarë i jep gojës. Unë them mos shani Rozën, kjo thotë karagjoz.

Roza Lati: Pse i jep ti?

Jul Deda: Unë them bëra, shaka kjo vazhdon.

Roza Lati: Mbaje veten, ka shaka e shaka, me të qeshme, me të ngjeshme i keni bërë këto muhabete. Ktej po ofendon, ktej thua bëra shaka. Mbaje veten, në raport me mua dhe të gjitha gocat. Po na trajton me shpatë në dorë, “çohu ik andej”, çfarë na di neve copë lecke. A e kontrollon veten kur flet. Duhet të ta imponoj respektin?

Jul Deda: S’ma imponon.

Roza Lati: Po edukatën tregon o Juli.

Jul Deda: Publiku vendos. Gazi tha “jemi në moment sharje”, unë thashë “kanë sharë Rozën”

Roza Lati: Po pse mua, çfarë jam unë këtu.

Jul Deda: Kërkoj ndjesë. Çohu tani!

Roza Lati: S’je as baba e as vëllai im, s’të dhj*s fare me urdhërat e tua.

Jul Deda: Mos e prish gojën, të kërkova ndjesë edhe për këtë.

Roza Lati: Jam ul në krevatin tënd që të çohem? Pi lullën aty.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH