Showbiz

I riktheu Parashqevi Simakut paraqitjen e fëmijërisë! Grimierja tregon BISEDËN me artisten pasi la spitalin

Shkruar nga Liberale

I riktheu Parashqevi Simakut paraqitjen e fëmijërisë! Grimierja

Eni Lena vite më parë ishte grimiere në Shqipëri, ndërsa tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot ajo profesionin e vijon në emigrim, ku punon me emra të mëdhenj të showbiz-it dhe supermodele të famshme.

Ishte pikërisht Eni grimierja e cila pati mundësinë të risjellë edhe njëherë imazhin e vjetër të Parashqevi Simakut që ne e kemi njohur dikur.

Në një intervistë për Top Channel, Eni tregon më shumë për artisten e rikthyer në vëmendjen e publikut.

“Ishte fat të kisha për grim Parashqevi Simakun, ishte kënaqësi shumë e madhe. Dita kur ne lamë takimin për të ndryshuar imazhin e saj, për ta sjellë si në rininë e saj, ishte dita kur doli nga spitali. Punën e nisëm vonë, ishte ora 18:00 dhe na u desh gjashtë orë. Bëmë lyerjen e flokëve, prerjen, make up-in, për të cilin kam përdorur një teknikë me shumë dritëhije. Stiluam flokët për të dhënë atë baluken tipike të atyre viteve”, tregon Eni në intervistën me gazetaren Alma Demiraj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH