Showbiz

Gjesti largohet nga shtëpia e Big Brother VIP për arsye shëndetësore!

Shkruar nga Liberale

Gjesti largohet nga shtëpia e Big Brother VIP për arsye

Gjesti ka lënë mbrëmë përkohësisht ambientet e shtëpisë së Big Brother Vip. Kjo për shkak të një nevojë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Gjatë ceremonisë së "dasmës" së Jozit dhe Loredanës në shtëpi, Gerta i hodhi shampanjë dhe birrë në fytyrë pas një debati që patën mes tyre, duke e prekur edhe në sy.

Pas lëndimit, Gjesti është dërguar në spital për trajtim, por ende nuk ka asnjë informacion, në lidhje me pasoja të tjera ose se si do të zhvillohet ngjarja brenda shtëpisë.

Ndërkaq, pritet që të merren vendime të reja pas këtij incidenti, ndërkohë që tensionet janë në rritje.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH