I ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ishte Klajdi Musabelliu për të folur për këngën e re me Irkenc Hykën, por edhe për të komentuar situatat dhe banorët e “BBV4”!
Pak po, më ka marrë malli sepse u mësova u bëra si i shtëpisë. Ditët e fundit bëmë humor, batuta, u ndjeva shumë mirë.
Si e komenton ai dasmën e Loredanës dhe Jozit?!
Nëse do isha te dasma, do isha kënaqur me Fisnikët, po të më ishte dhënë mundësia do ndaja dhe një strofë nga “Zotëria juaj”.
Kur dola kuptova që ky çifti i shëmtuar, i pavërtetë më ka nominuar pafund, që nuk e prisja, tani që dola e mora vesh. Me skuthllik, pa arsye, kot, më rri si mik e më pas më nominon.
Lidhur me përplasjen e ashpër mes Gertës dhe Gjestit gjatë dasmës, Klajdi u shpreh:
Gerta s’e ka bërë për të keq. Nuk është e ligë ajo. E ka zemrën si sytë të pastër, të çiltër. Nuk e di tamam si ndodhi gjëja. Gerta nuk është e keqe. Gerta është shumë e vërtetë edhe e sinqertë. Edhe Laerti nuk është vetvetja, ma konfirmoi edhe Rozana në shpellë. Ai ka zgjedhur ta interpretojë kështu personazhin./TAR