Gjatë spektaklit të së martës në Big Brother Vip Albania pati një përplasje midis Gazit dhe Julit të cilët deri në ato momente kishin krijuar një marrëdhënie miqësie me njer-tjetrin.
Duket se konkurrenca për të qenë lojtari më i mirë ka bërë të vetën. Në një bisedë me Riken, mesditën e sotme, Gazi u zotua se nuk do të ketë më asnjë lloj raporti me Julin.
“U mbyll, divorci është bërë”, tha ai.
Banorja u përpoq ta këshillonte të mos nxitohej, por mesa duket Gazi është i prerë në këtë vendim dhe tashmë dy banorët do të vazhdojnë në shtëpinë më të famshme si konkurrentë.
Biseda e plotë në videon më poshtë:
View this post on Instagram