Showbiz

Françeska Murati zbulon për herë të parë portretin e bashkëshortit

Shkruar nga Liberale

Françeska Murati zbulon për herë të parë portretin e


Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV, Françeska Murati kishte zgjedhur që të mos zbulonte portretin e bashkëshortit. Ai zgjodhi që surprizën t’ja bënte banores përmes një telefonate, duke mos ardhur fizikisht.

Por sigurisht që kjo ka shtuar akoma më shumë kuriozitetin tek fanat për të ditur se kush është bashkëshorti i një prej banoreve më të komentuara të BBV, e cila i konsiderua edhe si një surprizë e këtij sezoni.

Së fundmi në media ka nisur të qarkullojë një foto e Franceskës me partnerin e saj dhe sigurisht që dyshja duket një cift perfekt dhe që shkojnë shumë me njëri-tjetrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH