Në ditëlindjen e saj që e festoi dy ditë më parë një foto nga Trieste duke shijuar rrezet e diellit, ka ngritur dyshime se këngëtarja Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj kanë hedhur një hap më tej në lidhjen e tyre dhe janë fejuar.
Balerini ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale një foto tek duket Elhaida, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka marrë unaza me diamant në dorën e saj.
Po ashtu, nuk ka mjaftuar vetëm kjo për të nxitur dyshimet për një fejesë, pasi Ledian Agalliaj ka shkruar ndër të tjera krahas fotos dhe një dedikim të veçantë.
“Përgjithmonë e imja”, ka shkruar ai dhe kaq ka mjaftuar për të menduar se ka diçka pas.